Osmani nga Moldavia: Na duhet ndihma e miqve për të luftuar grupet kriminale në Veri

1 Qershor 2023 | 10:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr pjesë këtë të enjte në Samitin e Liderëve Evropianë në Moldavi.

Gjatë një prononcimi të dhënë në nisje të takimit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, Serbia i bëri thirrje presidentit Vuçiç që të ndalojë veprimet destabilizuese.

Osmani bëri përgjegjëse për dhunën në Veri bandat kriminale që orkestrohen nga Beogradi.

Osmani e vuri theksin tek mbështetja e aleatëve për të patur sukses në luftimin e këtyre grupeve kriminale.

“Patjetër që është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet në radhë të parë t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale, sepse këto janë grupe që janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara  edhe në listën e zezë të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe të disa shteve të tjera dhe janë kualifikuar si grupe trans-nacionale të krimit të organizuar, që ndër të tjera, po terrorizojnë qytetarët çdo ditë.

Prandaj, neve duhet ndihma e miqve tanë, ndihma e aleatëve që të jemi më të fokusuar dhe më të suksesshëm në luftimin e këtyre grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen Vuçiqi, dihet shumë mirë kush i nxit ato që të përdorin dhunë në Kosovë, në veçanti në veri të Kosovës, pra presioni duhet të jetë tek Beogradi, në mënyrë që ata ta ndalin dhunën dhe kur nuk ka dhunë, natyrisht që çdo zgjidhje përpara mundet më shumë edhe të fokusohet edhe në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Osmani.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026