Tregtonin monedha floriri të vjedhura, arrestohen babë e bir në Tiranë

1 Qershor 2023 | 13:10

Babë e bir kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shisnin online në rrjetet sociale, monedha floriri të vjedhura.

Policia ka sekuestruar 467 monedha që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026