Dita e katërt e protestës, policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës, shoqërohen disa persona
Për të katërtën ditë radhazi në rrugët e kryeqytetit vijoi protesta për vrasjen e Klodian Rashës.
Ndonëse më të paktë në numër, nuk mungoi një marshim i protestuesve në bulevardin kryesor, edhe pse masat e marra nga Policia e Shtetit ishin të rrepta dhe bënë që protesta të mos kishte shumë incidente krahasuar me ditët paraardhëse.
Forcat e rendit ishin pozicionuar në hyrje të rrugëve kryesore, ku me gaz lotsjellës dhe botët me ujë i shpërndanë grupimet e protestuesve.
Por, edhe në ditën e katërt nuk munduan shoqërimet e disa prej tyre.
Rreth 1000 forca policie kishin marrë masat për të shmangur afrimin e protestuesve në institucionet shtetërore, si dhe drejtorinë e policisë. Të angazhuarit për mbajtjen e rendit pas protestës kanë nisur kontrollet në rrugicat e Tiranës, për të evidentuar protestuesit të cilët nuk jnë larguar.
Ndërkaq, mesditën e së shtunës, gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” 3 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës.
Po ashtu policia ka njoftuar se janë shoqëruar dhe 25 persona për protestën e së premtes, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 130 të tjerë.
Lexoni gjithashtu:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik