Hapet kinema “Agimi”, do shërbejë për shumë aktivitete kulturore dhe artistike

1 Qershor 2023 | 15:45

Kinema Agimi ndër më të vjetrat në Kryeqytet, ka çelur dyert tashmë si një Qendër Arti. Agjencia e industrisë kreative në Bashkinë e Tiranës e ka rijetësuar kinemanë më të njohur në Tiranë, duke e përshtatur atë jo vetëm për shfaqjen e filmave por edhe për zhvillimin e ngjarjeve të tjera kulturore.  Në ceremoninë hapëse të kinemasë, ishte dhe kryebashiaku Veliaj i cili dha lajmin se javën e ardhshme nis puna për teatrin.

“Njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, ndryshe bashkia do të ishte bukëpjekësja më e madhe; por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, me film, me teatër. E di që për shumë prej këtyre projekteve kemi pasur shumë, shumë debate, por detyra ime nuk është të marr vendime që iu pëlqejnë të gjithëve, detyra ime është të marr vendime që iu shërbejnë të gjithëve. E di që ka ende një pjesë të njerëzve që mund të jenë të mërzitur me mua për Teatrin, por javën tjetër ne do hapim themelet e Teatrit të Ri”- tha Veliaj.

në shtator do të jetë plotësisht funksionale edhe Piramida, e cila po ashtu ka hapësira edhe për kulturën dhe artin.

“Për Piramidën do të shfrytëzojmë gjithë verën për ta plotësuar me pajisje teknologjike – servera, kompjutera – pra, edhe aty do të kemi disa salla të ngjashme. Nëse në fund të këtij misioni, bashkë me Elvën e me bashkëpunimet tona që kemi nëpër qytet, i lëmë qytetit këtë lloj akupunture, si “Shtëpia Kadare”, “Reja”, “Toptanët”, “Libohovitët”, salla e Akademisë, që pritet të hapet së shpejti, Piramida, Teatri, Galeria, Teatri i Vjetër i Kukullave, them se i kemi dhënë këtij qyteti një pajë që do jetë për gjenerata,”- shtoi Veliaj.

Pas kinemasë  “Agimi” radhën e ka  Kinemaja “Maks Velo”, e cila pasi ka kaluar fazën e restaurimit pritet, që tashmë të kthehet po ashtu në një hapësirë të re arti në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026