U kapën për vrasje në tentativë, jepet masa e sigurisë për 2 të rinjtë

1 Qershor 2023 | 16:57

Gjykata e Elbasanit shpalli sot masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit Brikin Rusta, Emanuel Rrapushi të cilët u kapen për tentativë vrasje si edhe Bojken Bahiti i cili u arrestua pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak.

2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Më datë 26.05.2023 Policia Elbasan njoftoj finalizimin e operacionit të koduar Plani ku një grup të rinjsh do ekzekutonin një person tjetër. Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Brikin Rusta, Boiken Bahiti, Emanuel Rrapushi si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klaudjo Sulmina. Këto shtetas dyshohet se do të ekzekutonin Mariglen Hidën.

Në dëshminë e tij para OPGJ, Emanuel Rrapushi ka deklaruar se:

“Kam qenë duke pirë kafe tek një lokal, tek tabakino kur më erdhi Brikin Rusta më tha hajde të pimë një cigare hashash. Shkova me të dhe me Boiken Bahitin i njohur ndryshe me pseudonimin KANADEZI. Kemi shkuar përball shtëpisë së Kanadezit dhe aty Brikin Rusta ka nxjerr nga xhupi një armë tip Kallashnikov ak47 dhe në moment që e nxjerr i bie karikatorja nga Foleja.

Aty u tremba dhe i kam thënë që unë nuk kam ardhur për këtë punë dhe u largova. E gjithë skena është filmuar nga kamerat të sigurisë të shtëpisë së  kanadezit.” Ka deklaruar para OPGJ Emanuel Rrapushi një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit PLANI.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026