Un Women: Gratë në Shqipëri shpenzojnë 5 orë në ditë për fëmijët
Shqipëria duhet të bëjë më shumë në sigurimin e kujdesit universal për fëmijët duke ju dhënë kështu më shumë mundësi fuqizimit të grave. Një studim i hartuar nga UN WOMEN dhe UNICEF ka nxjerr në pah se gratë shqiptare shpenzojnë mesatarisht 5 orë çdo ditë për t’u kujdesur për fëmijët, familjen, gatimin dhe pastrimin.
“Në Shqipëri ndër vite, veçanërisht si pasojë e COVID-19, investimet dhe shpenzimet publike për mbrojtjen sociale janë rritur, megjithatë ato mbeten ende shumë më të ulëta se mesatarja e BE-së. UN Women punon me familjen më të madhe të OKB-së për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të investojë për të përmbushur objektivat dhe angazhimet e saj për zhvillimin e qëndrueshëm”,-tha Michele Ribotta.
Ekspertët rekomandojnë që sigurimi i kujdesit universal për fëmijët jo domosdoshmërisht falas por të aksesueshëm për të gjithë, do të ndikojë në fuqizimin e gruas.
“Së pari është i dobishëm për fëmijët. Ne e dimë nga te dhënat botërore se kur fëmijët janë në një mjedis mësimor qe në fillim të jetës së tyre, performanca e tyre arsimore përmirësohet në planin afatgjatë, por ata gjithashtu bëhen qytetarë më të fortë dhe më aktive, dhe punëtorë më të përgatitur dhe më të aftë. Po ashtu kujdesi universal për fëmijët – është thelbësor per gratë dhe fuqizimin e tyre”-tha Michele Ribotta.
Kujdesi universal për fëmijët, sipas ekspertëve ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë në përgjithësi, sepse ka më shumë gra në tregun e punës, më shumë shërbime përmes industrisë së kujdesit social, duke krijuar më shumë vende pune, me shume të ardhura fiskale për vendin që mund të riinvestohen më pas për shërbime shtesë për komunitetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë