Ukraina akuzon Rusinë për bllokimin e marrëveshjes për drithërat

1 Qershor 2023 | 21:36

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish sepse Rusia e ka bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia e ndërmjetësuan Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi midis Moskës dhe Kievit në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize globale ushqimore të rënduar nga pushtimi i Ukrainës, një eksportues i rëndësishëm global i drithërave, nga Rusia.

Rusia kishte rënë dakord në maj për një zgjatje dy-mujore të kësaj marrëveshjeje, por ka thënë se Iniciativa do të ndërpritet nëse nuk përmbushet një marrëveshje për eksportet ruse të grurit dhe plehrave.

“Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll e cila mbikëqyr Iniciativënka njoftuar se është e pamundur të hartohet një plan inspektimi për 1 qershor për shkak të një refuzimi tjetër të pajustifikuar të delegacionit rus për ta regjistruar flotën e ardhshme për pjesëmarrje në Iniciativë”,-tha ministria ukrainase në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit

Forcat amerikane kanë ndërmarrë një sulm ndaj një objekti në zonën malore të Khorramabadit, në provincën Lorestan, në perëndim të Iranit, sipas raportimeve të mediave...
13:28 | 21/07/2026

Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi

Një sulm ndaj një anijeje në Detin e Zi që transportonte propan për në portin ukrainas të Renit plagosi tre anëtarë të ekuipazhit dhe detyroi...
13:17 | 21/07/2026