Baronët serbë furnizojnë elitën ruse me kokainë

2 Qershor 2023 | 09:31

Grupet e organizuara kriminale nga Serbia kanë depërtuar në një treg të ri fitimprurës të drogës – Rusinë, nga ku po zgjerojnë rrjetin e tyre të tregtarëve në vendet fqinje, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet për vitin 2023.

Kokaina është më e shtrenjtë në Rusi sesa në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, por oferta e shtuar ka dërguar në një rënie të çmimeve, kështu që “pluhuri i bardhë” tani është gjithnjë e më i përballueshëm thuhet ne raportin e OKB.

Ndërsa më parë kokaina ishte e pranishme në qendrat më të mëdha dhe më të pasura tani ajo është përhapur në qytete të tjera më të vogla.

Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, kokaina arrin në Rusi nga dy drejtime. Njëra është Evropa Perëndimore dhe transporti organizohet kryesisht nga grupe serbo-malazeze, por edhe nga shqiptarët që veprojnë tërthorazi – kur i porosit dikush, e sjellin mallin.

Qendra e shpërndarjes është Lituania, përmes së cilës kokaina shkon në Rusi.

Rruga e dytë, më serioze është ajo “thjesht serbe”, e cila është rruga e modifikuar ballkanike. Kokaina vjen në portet greke dhe turke, si dhe ato rumune dhe bullgare. Nga atje transportohet në Evropën Perëndimore “nga dera e pasme”, por gjithnjë e më shumë edhe në Rusi. Sasia e kokainës së kapur në Rumani dhe Bullgari është vazhdimisht në rritje, por edhe numri i përdoruesve.

Raporti i UNODC-së konfirmoi atë që tashmë ishte spekuluar, se kriminelët serbë fituan një avantazh në tregtinë e kokainës falë faktit se ata kishin kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit, kryesisht në Peru.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026