Gruaja: Lidhja fëmijën në djep e ikja në punë, kisha frikë mos e hanin gjarpërinjtë
Shaqe Balliu, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj pas dhunës së ushtruar ndër vite, rrëfeu për emisionin Real People, kushtet e vështira në të cilat i është dashur të jetojë e të rrisë fëmijët e saj.
Ajo rrëfen se është detyruar ta lërë një nga djemtë vetëm, të lidhur në djep që të mund të dilte nga shtëpia se nuk kishin për të ngrënë, me frikën se në shtëpi mund të hynin edhe gjarpërinjtë.
Ajo tha se burri e dhunonte dhe për shkak të rrahjes prej tij kishte dështuar një fëmijë kur ishte shtatzënë.
“Një çokollatë nuk e dinë fëmijët prej babait të tyre. Nuk e duan as fëmijët. Nuk duan as mos ta takojnë në burg. Punoja gjithë ditën që t’iu jepja fëmijëve për të ngrënë. Kur më jepnin 10 mijë lekë më dukeshin sikur merrja 100 milionë lekë. Pasi ra në burg ika në Francë. Isha rreth 43-vjeçe, para 5 vitesh. Përpara se të ikja punoja në lagje punoja tokën për 10 mijë lekë. E lidhja në djep djalin dhe ikja se po ta lija në krevat rrëzohej. Në djep ishte më i sigurt, i hidhja dhe një batanije leshi që mos ta mbysnin gjarprinjtë. Nuk e merrja dot në furgon djalin se burri i thoshte shoferit të furgonit që djali është me morra. Kam dashur disa herë të vrasë veten. Më pas më mori motra në Franca dhe qëndrova 1 vit e gjysmë. Më sollën me pranga se më denoncoi burri se kisha marrë kalamajtë”, tha gruaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin