Burri i vrau fëmijën në bark, flet gruaja: Më lidhi dreqi me atë pukjan

3 Qershor 2023 | 18:16

Shaqe Balliu ishte gruaja e cila në “Real People” në Euronews Albania ndau me moderatorin Flori Gjini dhe gjithë shqiptarët historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Ajo tregoi se si ka jetuar mes sfidës për të rritur dhe edukuar tre fëmijët e saj dhe dhunës në familje.

Bashkëshorti, i cili sot ndodhet në burg pas denoncimit të Shaqes, e ka dhunuar shpesh verbalisht dhe fizikisht, madje kur ishte shtatzënë me vajzën, prej dhunës e ka humbur atë.

Shaqja tha se është martuar 30 vjeç dhe familja e saj nuk donte ta jepte duke qenë se ishte shumë punëtore. Momenti kur ajo u nxit ishte kur dëgjoi nusen e të vëllait, me të cilën sot nuk flet, e cila tha ‘mos ta martojmë që të na rrisë fëmijët’.

“Pse po rris unë fëmijën e vëllait ose të nuses së vëllait që dhe sot nuk më flasin në telefon. Më mirë thash të jem e qetë krijoj një familje dhe të jetë një burrë për së mbari, mua më doli më keq se asnjëherë. M’lidhi dreqi me atë pukjan,” – tregoi Shaqja.

Për bashkëshortin që e ka dhunuar ajo tha se sot është në burg duke vuajtur dënimin sepse e ka denoncuar.

“Radhën e parë ra 7 muaj në burg për dhunë në familje. Më rrihte, më thyente dhe telefonin që mos të lidhesha me policinë. Radhën e dytë ndenji edhe një vit në burg,” – u shpreh Shaqja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026