“Më thoshte i ke kopila”- Rrëfimi prekës i gruas: Burri më vrau vajzën

3 Qershor 2023 | 18:08

Personazhi i “Real People” në Euronews Albania këtë javë quhet Shaqe Balliu. Ajo rrëfeu në një intervistë me Flor Gjinin dhimbjet që ka kaluar gjatë jetës së saj dhe vuajtjeve me një burrë që e dhunonte vazhdimisht.

Ajo tregoi se i shoqi, i cili tashmë është në burg duke vuajtur dënimin e shante gjatë gjithë kohës dhe e akuzonte për marrëdhënie jashtëmartesore. Shaqja sot gëzon tre djem, por rrëfen se një vajzë e ka humbur kur ishte shtatzënë, pikërisht nga dhuna.

“Një fëmijë ma ka vrarë ai, një vajzë. Ma vrau duke më rrahur, s’më duhen kopilat e tu tha, unë isha shtatzënë. Ngela pa dashje shtatzënë më atë vajzë, kam qenë 7 muajshe. Bëra tre fëmijë me të se mos ta afroja, ai ishte pijanec, më thoshte i ke kopila, ke dashnor,” – u shpreh Shaqja.

Pasi e dhunonte çdo natë në orët e vona kur kthehej në shtëpi, ai i thyente dhe telefonin në mënyrë që ajo të mos komunikonte me policinë. Kjo është hera e tretë që burri i Shaqes po vuan dënimin për dhunë në familje pas hekurave.

Sipas saj edhe në momentin që do të dalë nga burgu, nuk ka asnjë mundësi që ajo të rikthehet me të, madje më mirë preferon të dalë nga shtëpia edhe pse nuk ka asnjë vend ku të qëndrojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026