Si do të kthehen pronat? Drejtori i ATP tregon procedurat e reja

4 Qershor 2023 | 17:48

Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Geraldo Durdaj i ftuar në Euronews Albania tha se është rritur interesimi i qytetarëve për të kërkuar kthimin apo kompensimin e pronave.

Ai tregoi se ligji parashikon tre forma të kompensimit të pronave por thekoi që një kompensim i plotë fizik, mund të bëhej vetëm në rast se prona nuk është e regjistruar si pronë shtetërore dhe nuk ka qenë e regjistruar në emër të individëve të tjerë më herët.

“Nëse flasim për çështjen e pronave, ne flasim për një problem shumë të qenësishëm, i cili i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët.

Format e kompensimit janë tre, kompensim fizik brenda pronës së njohur të subjektit të shpronësuar, kompensim i kombinuar 20% vlerë financiare dhe 80% nga fondi fizik i pronave që ka axhensia dhe me kërkesë të veçantë dhe e treta kompensimi financiar.

Kompensimi fizik mund të bëhet i plotë në rast se prona figuron se është në emër të shtetit, ndërsa në të kundërt, duhet të aplikohet një tjetër nga format”,-tha Geraldo Durdaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023