“Arrestimi i zyrtares së MSH është arritje”, Balla: Urdhrat e Prokurorisë zbatohen

5 Qershor 2023 | 12:15

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u tha deputetëve të opozitës se nuk duhet të merren me të arrestuarit, pasi ata i janë dorëzuar drejtësisë.

Ai tha se e konsideron arritje arrestimin e sekretares së përgjithshme të ministrisë së shëndetësisë Joana Duro, e cila akuzohet për korrupsion, pasi siç u shpreh ai kjo tregon se urdhrat e prokurorisë zbatohen.

“Hiqni dorë nga kjo historia që vini këtu e thoni, sekretarja e përgjithshme, sekretarja e përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale, janë personale.

Për mua është arritje që arrestohet një sekretar i përgjithshëm pasi koha kur nuk zbatoheshin urdhrat e Prokurorisë, kanë kaluar. E mbani mend për vrasje, lëshonte prokuroria urdhër për komandantin e gardës dhe nuk zbatohej urdhri”,-tha Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026