“Zgjedhës fantazmë më 14 maj”, Berisha sërish akuza qeverisë për zgjedhjet lokale
Sali Berisha vijon të hedhë akuza për mazhorancën se ka manipuluar zgjedhjet lokale të 14 majit. Edhe këtë të hënë nga foltorja e kuvendit, kreu i rithemelimit në partinë demokratike tha se në zgjedhje kishte qytetarë që votuan më shumë e një herë.
“U përdorën zgjedhësit fantazmë apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi një herë, dy apo tre herë në qytete dhe vende të ndryshme. Ishin në total 547 mijë të tillë,” – u shpreh Berisha.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai i cili ju përgjigj Berishës. Balla i tha Berishës që të japë dorëheqjen pasi nuk e votoi edhe Tropoja.
“Humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës tënde në politikë dhe të lëshosh mandatin dhe të ikësh njëherë e përgjithmonë nga kjo sallë,” – deklaroi Balla.
Edhe në kuvend, Berisha bëri thirrje për protesta, por pa dhënë detaje të një datë të mundshme të mbajtjes së saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng