Igli Tare e mbyll me Lazion pas 18 vjetësh, ish-sulmuesi: E arritëm objektivin
Fillimisht si lojtar e më pas në rolin e drejtorit sportiv, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Igli Tare i ka dhënë fund aventurës me Lacion.
Plot 18 vite pjesë e skuadrës kryeqytetase, ndërsa së fundmi arritën të rikthehen në Ligën e Kampionëve. Ka qenë vetë 49-vjeçari i cili ka konfirmuar largimin.
“Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lazios do të marrë fund. Kam kohë që po e mendoj këtë zgjedhje, por prita të përfundojë një sezon i mirë për klubin që ta bëja. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe të fituar”, tha Tare.
Më tej, Tare nuk ka harruar të falënderojë bashkëpunëtorët, por edhe tifozët.
“Nuk do të ndalem së falënderuari presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë. Falenderoj tifozët bardhekaltër që më kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që më kanë qenë pranë këtë rrugë”, u shpreh ish-sulmuesi.
Tare u transferua për herë të parë në vitin 2005 tek Lazio, aty ku luajti për 3 vite, ndërsa shënoi 9 gola. Edhe më pas sulmuesi kuqezi nuk pranoi ta braktiste Lazion duke kaluar fillimisht si menaxher e më pas në rolin e drejtorit sportive, të cilin e mbajti deri në 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi