Eksperti zbardh planet e Vuçiç për veriun e Kosovës
Analisti Drizan Shala, foli në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, duke thënë se 700 pjesëtarët e NATO-së dhe të KFOR janë të komandës turke.
Ai tha se kjo ka ndodhur me kërkesë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndaj homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa shtoi se mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë.
Po ashtu ai tregoi se si do të ndryshojë situata në Ballkanin Perëndimor, nëse më datë 28 qershor do të formohet një subjekt politik në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni
“Ardhja e 700 pjesëtarëve të KFOR apo të NATO-së , janë nga kontingjenti turk apo pjesë e komandos turke. Kjo ka ardhur me kërkesë të Vuçiç ndaj Erdogan. Kjo ka qenë marrëveshje e fshehtë. Këtë radhë mund të kemi bllokim të njësive speciale në rast se kryeministri Kurti nuk do i tërheqë pjesëtarët e njësive speciale. Ata mund të kenë dy qëllime, qëllimi i parë do të jetë vazhdimi i mandatit, garantimi i sovranitetit territorial ose mund të jepet urdhri që policët e Kosovës të largohen nga komuna sepse Autoriteti i tyre është i pakontestueshëm.
Plani C mund të jetë një statusko e krijuar, duke ia dhënë fuqinë politike Erogan përmes ushtrisë së tij. 28 qershori do të jetë dita vendimtare se a do të formohet një subjekt politik në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Në rast se do të formohet partia në këtë ditë, mund të themi që është një ditë e ngjashme e asaj që Millosheviç e ka bërë rikthimin e botës serbe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E në këtë bazë, ndryshimet gjeostrategjike po ia shtrojnë rrugën Vuçiç për të shtyrë Ballkanin Perëndimor në regres politik”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil