U kapën duke ‘fluturuar’ në unazën e Tiranës, policia pezullon 9 leje drejtimi

6 Qershor 2023 | 14:25

Policia e Tiranës ka kryer mbrëmjen e djeshme një aksion për monitorimin e shpejtësisë së drejtuesve në unazën lindore të kryeqytetit.

Përmes një komunikate zyrtare, policia bën me dije se, janë konstatuar shpejtësi nga 151 km/h deri në 170 km/h, në një aks rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi, për qarkullim me shpejtësi deri në 170 km/h, si dhe janë vënë 51 masa administrative: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit, gjatë drejtimit të automjetit.

9 lejet e drejtimit janë pezulluar me afat 3 -12 muaj, ndërsa masat administrative kanë variuar nga 5 000 – 30 000 lekë të rinj, sipas numrit të shkeljeve të kryera nga drejtuesi i automjetit.

Policia njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se monitorimi me makinat inteligjente vijon edhe në akset e tjera rrugore të vendit.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, thueht në komunikatën e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026