Vuçiç pas takimit me Lajçak dhe Escobar: Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj

6 Qershor 2023 | 20:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç i bëri këto deklarata gjatë takimit në Beograd me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe atë të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.

“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, tha Vuçiç.

Vizita e Lajçakut dhe Escobarit vjen pasi për dy ditë ata zhvilluan takime në Kosovë me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e partive opozitare.

Vizita e dy zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd u realizua pas rritjes së tensioneve dhe protestave të serbëve lokalë, që ende po vazhdojnë në veri të Kosovës.

Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026

Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka deklaruar se vendi nuk do të mbajë më zgjedhje, duke sinjalizuar një tjetër hap drejt konsolidimit të pushtetit të...
20:11 | 22/07/2026

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026