Eksperti zbardh planet e Vuçiç për veriun e Kosovës

6 Qershor 2023 | 11:53

Analisti Drizan Shala, foli në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, duke thënë se 700 pjesëtarët e NATO-së dhe të KFOR janë të komandës turke.

Ai tha se kjo ka ndodhur me kërkesë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndaj homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa shtoi se mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë.

Po ashtu ai tregoi se si do  të ndryshojë situata në Ballkanin Perëndimor, nëse më datë 28 qershor do të formohet një subjekt politik në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni

“Ardhja e 700 pjesëtarëve të KFOR apo të NATO-së , janë nga kontingjenti turk apo pjesë e komandos turke. Kjo ka ardhur me kërkesë të Vuçiç ndaj Erdogan. Kjo ka qenë marrëveshje e fshehtë. Këtë radhë mund të kemi bllokim të njësive speciale në rast se kryeministri Kurti nuk do i tërheqë pjesëtarët e njësive speciale. Ata mund të kenë dy qëllime, qëllimi i parë do të jetë vazhdimi i mandatit, garantimi i sovranitetit territorial ose mund të jepet urdhri që policët e Kosovës të largohen nga komuna sepse Autoriteti i tyre është i pakontestueshëm.

Plani C mund të jetë një statusko e krijuar, duke ia dhënë fuqinë politike Erogan përmes ushtrisë së tij.  28 qershori do të jetë dita vendimtare se a do të formohet një subjekt politik në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Në rast se do të formohet partia në këtë ditë, mund të themi që është një ditë e ngjashme e asaj që Millosheviç e ka bërë rikthimin e  botës serbe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E në këtë bazë, ndryshimet gjeostrategjike po ia shtrojnë rrugën Vuçiç për të shtyrë Ballkanin Perëndimor në regres politik”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026