Histori frymëzuese e infermieres që punon prej 41-vitesh në kirurgjinë në spitalit
Mund ta themi që në të gjitha kuptimet ata i kanë kushtuar jetën e tyre punës si infermierë sepse kanë jo pak por 41 vite që e bëjnë me aq shumë përkushtim.
Pas 41 vitesh punë Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj janë dy infermierët në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës të cilët dolën në pension. Sindikata e shëndetësisë në Shkodër i dha një certifikatë mirënjohje dy infermierëve për kontributin e tyre të çmuar.
Ata kanë treguar se momenti më i vështirë në punë ishte viti 1997’ kur u hapën depot e armëve dhe në spital shkonin me dhjetëra të plagosur në ditë.
Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj kujtojnë me respekt kirurgët që kontribuan për vite me radhë në spitalin e Shkodrës por edhe ata që janë aktualisht.
Një moment i paharruar është kur mbeti i vrarë doktor Zamir Shazi brenda spitalit të Shkodrës, ngjarje në të cilën Vasilika ishte prezente.
Në fund dy infermierët që tashmë do shijojnë vitet e pensionit i bëjnë thirrje brezit të ri të infermierëve që të mos largohen nga Shqipëria për të kontribuar për vendin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq