Roland Bejko: Nuk bëhet më fjalë për bashkim të Partisë Demokratike

7 Qershor 2023 | 13:28

Roland Bejko tha për Euronews Albania se “nuk bëhet më fjalë për bashkim të PD”. I pyetur se përse në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike nuk u ftuan demokratët të cilët mbështesin Sali Berishën, ai tha se ata i përkasin një partie tjetër.

Bejko tha gjithashtu se tashmë nuk flitet për një bashkim të Partisë Demokratike, sipas tij ajo që u fol e mbase është keqkuptuar është se po kërkohet bashkimi në bazë i demokratëve në mënyrë që ata persona demokratë të cilët besuan se do fitonin zgjedhjet me Berishën dhe sot ndihen të zhgënjyer të rikthehen te Partia Demokratike.

“Sa kohë të jetë Berisha atje, nuk bëhet fjalë fare për bashkim. Kjo pikë nuk ishte e sqaruar mirë te grupi parlamentar i Partisë Demokratike se thuhej se një nga pikat ishte bashkimi, kur pyetëm në kryesi bashkim me kë? Me atë për të cilin jemi ndarë, me Berishën?

“Jo, bashkim në bazë”-thanë. Pra njerëzit që janë zhgënjyer nga Berisha sot që deri më dje e kanë ndjekur nga mbrapa dhe e panë që me të nuk fitohet, me ata do negociohet”,-tha Roland Bejko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024