“Shkolla është kthyer në hangar bagëtish”, gazetari: Si po braktiset Rehova e Korçës
Rehova e Korçës po braktiset. Banorët janë aq të paktë, sa për ta shteti nuk është kujtuar as për zgjedhjet, madje ata as nuk kanë votuar se qendra e votimit ku duhet të shkonin ishte larg banesave të tyre.
Ata pak banorë të mbetur në këtë fshat nuk kanë më as rruge e as shkollë, ku fëmijët e tyre të mund të shkojnë, pasi kjo e fundit tashmë u shërben bagëtive. Gazetari Xhensil Shkëmbi ishte në një lidhje direkte për Euronews Albania kur tregoi më tepër rreth braktisjes që po ndodh në këtë zonë të Korçës.
“Këtu nuk janë bërë votime, nuk ka pasur kuti votimi. Për shkak të numrit të ulët të shtëpive dhe banorëve u duhet të shkonin drejt njësive administrative. Asnjë banor nuk kishte shkuar për të votuar, pasi e dinë që kujtdo t’ia japin votën realitetin nuk e ndryshojnë dot.
Duke nisur nga rruga e shkatërruar, shpopullimi i fshatit dhe nga ajo shkollë simbolike e cila deri para pak vitesh kishte funksionuar si shkollë 9-vjeçare e sot ka përfunduar si hangar për bagëtitë”,-tha për Euronews Albania gazetari Xhensil Shkëmbi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis transplanti i veshakve në QSUT, Italia mbështet realizimin e operacioneve
- Rënia e euros, Ibrahimaj: Deri në mars, eskportuesit s’do paguajnë tatim mbi fitimin
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal