Dosja ndaj Vangjush Dakos, SPAK nis hetimet për nxjerrje sekreti
SPAK ka nisur hetimet lidhur me nxjerrjen e të dhënave sekrete të dosjes në ngarkim të Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të vënë në pranga një ditë më parë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.
Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve V.D etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme.
Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën