Rama konferencë mbi situatën në Veri: Asosacioni çelësi i uljes së Kosovës në OKB
Kryeministri Rama mbajti këtë të enjte një konferencë për media në lidhje me situatën në Veri të Kosovës. Rama theksoi në fjalën e tij se uron që Kosova të mos sanksionohet nga partnerët ndërkombëtarë.
Ai theksoi se pika më e vështirë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është krijimi i Asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Kreu i qeverisë në tiranë theksoi se asnjëra nga palët nuk bie dakord me Asocacionin, por e cilësoi atë si çelësin kyç për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
“Në kushtet ku marrëdhëniet e aletaëve me Kosovën po marrin tone alternative dhe kur rikthimi në gjendjen e mëparshme rrezikon të marrë një kohë gjithmonë e më të gjatë nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet nga partnerët ndërkombëtarë.
Unë jam këtu të ndaj me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane do të ishte deri në fund Asocacioni i komunave me shumicë serbe.
Bindja ime është se asnjë nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëjnë çmos ta shtyjnë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me artifica politike dhe teknike. Nga ana tjetër besoj se çdo ditë e më shumë, krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, njohjes nga të gjithë, uljes në Kombet e Bashkuara dhe gjithë forumeve ndërkombëtare dhe njohjes së ndërsjellë me Serbinë”, theksoi në vijim kryeministri”, tha Rama.
LEXO GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet