”Më të varfërit në Europë”, Basha: Shqiptarët gjatë pandemisë morën më pak ndihmë!

16 Dhjetor 2020 | 08:38

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se gjatë pandemisë shqiptarët patën ndihmën më të vogël krahasuar me shtetete Evropës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryedemokrati ka publikuar një lajm ku thuhet se “PBB për frymë e Shqipërisë është sa 31% e mesatares së BE-së më 2019, më të varfrit e Europës” dhe sipas tij ky është një tregues i qartë se ka ardhur koha për ndryshim.

“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Evropë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën. Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan Basha.

Shqipëria ka shënuar nivelin më të ulët të konsumit gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria konsumoi sa 39% e mesatares së BE-së.

Konsumi i individëve është matës i mirëqenies materiale të familjeve.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026