Ilda Zhulali: Edi Rama po dëmton Kosovën, ja si po e bën lojën e Serbisë
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali tha në “Now me Erla Mëhillin” se Edi Rama është duke e dëmtuar Kosovën me draft-statutin e propozuar sot.
Sipas saj, iniciativa që ka marrë kryeministri i shërben lojës së Serbisë, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë formë sesi ky propozim të jetë në të mirë të Kosovës kur Rama nuk është konsultuar as me Albin Kurtin, as me Vjosa Osmanin, as me opozitën e Kosovës.
“Pra, i ka zeruar të gjitha institucionet legjitime në Kosovë. Kjo mendoj unë, është gjëja e parë e rëndë që zoti Rama ka bërë dhe veçanërisht në këto momente nuk mund të kishte gjë më të dëmshme për të bërë për Kosovën. Kjo çon ujin në mullirin e kërkesës së hershme të Serbisë e cila kërkon që pajtimin shqiptaro-serb ta realizojë përmes Tiranën dhe jo përmes Prishtinës,” – sqaroi Zhulali.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur