“Nuk e dini se ç’po hani!” Fermerja: Duhet të shqetësoheni për produktet në markete

9 Qershor 2023 | 07:45

Fermerja Rigerta Loku tha në një intervistë për “Good Morning Albanians”, se  njerëzit duhet të shqetësohen për produktet që blejnë nëpër supermarkete, sidomos për produktet e bulmetit, pasi tashmë nuk po dinë më se çfarë po hanë.

E ftuar për të folur rreth ndikimit të qumshtit pluhur në produktet e bulmetit ajo tha se në prodhimin e saj ajo nuk përdor kurrë qumësht pluhur, por me kalimin e viteve numri i bagëtive është ulur ndaj kjo e vështirëson më shumë punën dhe sasinë e prodhimit.

“Kjo është një temë që vazhdon prej vitesh me radhe. Fermerët e vegjël nuk janë përkrahur  nga shteti. sot jemi në këtë numër të vogël krerësh bagëtish sepse mbështetja nuk ka qenë e vazhdueshme dhe kjo është e vërtetë.

Por për këtë fakt duhet të shqetësoheni, aq sa shqetësohemi ne që punojmë në shat në  blegtori e bujqësi, duhet të shqetësoheni ju që shkoni në supermarket e nuk e dini se çfarë hani. Diferenca mes meje e jush është sepse ju nuk e dini çfarë e hani”,-tha fermerja Rigerta Loku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024