“I mori për Vis Martinajn”- Detaje nga vjedhja e targave që ‘fundosën’ Sherrnikun

9 Qershor 2023 | 11:49

Nikoll Sherrniku, personi që dyshohet se ndihmoi me logjistikë, autorët e masakrës në Don Bosko, ka dalë këtë të premte përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë së “Arrestit me burg”.

Sherrniku akuzohet se siguroi në Gjermani targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se  është marrë dëshmia e një pronari servisi në Gjermani, shtetas kosovar i cili ka deklaruar se target i ka marrë Sherrniku.

Gjithashtu në dosjen hetimore thihet se një mik i Sherrnikut nga Fushë-Kuqja ka deklaruar se “targat i ka marrë Nikolli për llogari të Ervis Martinaj sepse donte t’i shmangej policisë”.

Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.

28-vjeçari ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash.

Në gusht të vitit të kaluar Sherrniku është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjithashtu. Prokuroria pretendon se targat i ka siguruar para se të kapej nga policia.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026