Draft-statuti i propozuar nga Rama, zëdhënësi i BE-së reagon për Euronews Albania
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania në lidhje me dhënien e informacioneve mbi draft-statutin e propozuar nga kryeministri Rama për formimin e Asocacionit në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.
Në përgjigjen dërguar gazetarit Thimi Samarxhiu, Stano, theksoi se çdo propozim dhe konribut konstruktiv është i mirëseardhur, në lidhje me lëhtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Stano zgjedh të mos japë detaje mbi përmbajtjen e draft-statutit të propozuar, por nënvizoi se diskutimi dhe hartimi i statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Ai shtoi se shpreson që BE-ja të mirëpresë sa më parë seancën për hartimin e Asocacionit, ftesa për të cilë iu dërgua palëve për në datën 5 qershor, por që u shty për shkak të zhvillimeve në Veri.
“Çdo kontribut konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të të cilit po diskutohet Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, është i mirëseardhur.
Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të BE-së.
Siç është thënë dhe më herët, diskutimi dhe hartimi i Statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Një ftesë për seancën e parë hartuese të Asocacionit në nivel ekspertësh iu dërgua të dyja palëve më 5 qershor.
Takimi nuk ka mundur të zhvillohet për shkak të përshkallëzimit në terren.
Në vend të kësaj, Lajčák udhëtoi për në Prishtinë dhe Beograd.
BE-ja si Lehtësues i dialogut është gati të presë së shpejti seancën e hartimit dhe është në kontakt me të dyja palët”, thuhet në përgjigjen e Peter Stanos.
LEXO GJITHASHTU:
GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 12:27 GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
- 12:17 Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 11:56 Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 11:48 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:42 Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në