Shit-blerje votash në Kavajë për BF, Etjen Xhafaj komenton hetimin e SPAK
Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj komentoi shit-blerjen e votave në Kavajë nga 39-vjeçari Klodian Kapidani i cili ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fisnik Qosja i cili u shpall fitues përballë ish-kryebashkiakut dhe kandidatit socialist Redjan Krali.
“Nuk e njoh atë, por njoh disa të afërm të tij sepse sigurisht pasi doli lajmi pardje në darkë edhe unë jam informuar pranë strukturave tona se kush ishte, kujt krahu i përkiste dhe si ishte shtjellimi i kësaj, por sigurisht ky është një hetim që është duke vijuar dhe nuk dua të shprehem për hetimin, por dua ta dënoj me forcë shit-blerjen e votës kudo që ndodh.
Ne kemi parë që ky akoma ekziston si fenomen dhe është fatkeqësi që opozita të jetë ende duke e përdorur këtë dhe duhet thënë që, të paktën me atë që jam bërë me dijeni përmes mediave, sepse sigurisht unë as nuk kam tentuar të kontaktoj organet ligjzbatuese për të ndërhyrë në një hetim i cili është ende duke u zhvilluar, që kjo nuk ka pasur fare lidhjet me zgjedhjet, ka qenë nëpërmjet një survejimi të tërthortë të elementëve të ndryshëm të cilët kanë rezultuar që kanë qenë duke e zhvilluar edhe këtë proces, kështu që duhet dënuar me forcë nga të gjitha kahet,” – u shpreh Xhafaj në një intervistë për Euronews Albania.
Kapidani është mbajtur në vëzhgim disa ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit e po ashtu edhe ditën e votimit, pasi SPAK kishte krijuar dyshime nga përgjimet e një procedimi tjetër penal, se ky shtetas po premtonte dhe ofronte shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta