Xhafaj-Bumçit: Kujdes kur flet, pse do na interesonte të eliminonim zyrtarin e PD?

11 Prill 2023 | 22:15

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj debatoi me ish-deputetin demokrat Aldo Bumçi debatuan në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me atentatin me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës.

Sipas Bumçit, mazhoranca ka nisur një sulm për të vrarë opozitën dhe tani me një sulm me fizik me tritol ndaj kreut të PD.

Xhafaj iu përgjigj akuzave se atentati është organizuar nga mazhoranca teksa theksoi se PS nuk do kishte asnjë interes politik të kryente një akt të tillë.

“Kjo është tërësisht konspiracionale, jemi gjitmonë para të njëjtës akuzë. E para, ky akt duhet zbardhur nga organet ligjzbatuese, duhet të ndjekim linjën logjike: çfarë sensi do kishte eliminimi  fizik i kreut të PD në një nga 61 bashkitë? E njëjta gjë ndodhi në Kavajë në 2021, ku erdhi e gjithë opozita dhe dolën që e kishin bërë kushërinjtë e kryeministrit. Dhe pastaj kur u verifikua gjithçka nuk doli e tillë historia”, tha Xhafaj

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026