Krisja e marrëdhënies Rama-Kurti! Politologu Spahiu: Ja kush është përgjegjës

11 Qershor 2023 | 17:30

Poitologu Nexhmedin Spahiu i ftuar në Euronews Albania ka komentuar mbi marrëdhënien “e krisur” të dy kryeministrave shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti. Ai tha se kjo krisje ka ardhur që në kohën kur kryeministri i Kosovës vendosi të merrte pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

spahiu tha se është e paprecedente që kryeministri i një vendi të votojë në një vend tjetër e aq më tepër që partia e tij konkurroi përballë Ramës, ndonëse me pak sukses. Spahiu tha se nisjen e krisjes mes marrëdhënieve e ka bërë Kurti ndërsa më pas është degraduar edhe nga pala tjetër, kur Rama mbështeti opozitën në Kosovë.

“Marrëdhëniet mes dy kryeministrave kanë vajtur keq që nga fillimi. Në fakt në këtë rast mund të quhet fajtor Albin Kurti, i cili mori pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, votoi atje.

Është diçka e paprecedentë  që kryeministri i një vendi të shfrytëzojë qytetarinë që një vendi tjetër e të votoj atje e aq më tepër që ai formoi një parti e cila konkurronte Edi Ramën në zgjedhje pavarësisht se pati pak sukses, është një shenjë dashakeqësie.

Ndaj për krsjen e marrëdhënieve mes tyre unë fajësoj Albin Kurtin. Më pas situata ka shkuar duke u agravuar, por tek e fundit nuk është shumë me rëndësi që marrëdhëniet personale të tyre të jenë të mira, do duhej të ishin në një tjetër kolonë”-tha Nexhemedin Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024