Sot Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve

12 Qershor 2023 | 07:10

Puna e fëmijëve për arsye nga më të ndryshmet ëhstë një problem botëror, i pranishëm edhe në Shqipëri sidomos përsa i përket disa komuniteteve të caktuara.

Përgjithësisht janë arsyet ekonomike ato që i detyrojnë fëmijët që të punojnë në moshë të mitur, për rrjedhojë edhe të shfrytëzohen apo të trafikohen.

Një problem i vazhdueshëm është edhe rasti i fëmijëve romë të cilët dalin për të kërkuar lëmoshë në rrugë, si një mënyrë për të mbijtuar. Shpesh janë vetë prindërit që i nxjerrin në rrugë, në pamundësi për të patur një punë.

Kushtet për të punuar të miturit

Mosha minimale e punës është 16 vjeç. Përjashtimisht, fëmijët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të punësohen gjatë pushimeve shkollore vetëm në punë të lehta, të cilat nuk cenojnë shëndetin e tyre dhe rritjen fizike. Fëmijët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të bëhen subjekte të orientimeve profesionale dhe trajnimeve në përputhje me rregullat e vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave. Minorenët mund të punësohen në punë që nuk cenojnë: sigurinë, shëndetin ose zhvillimin e fëmijëve; dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në shkollë, në programet profesionale udhëzuese ose trajnuese të miratuara nga institucionet përgjegjëse, ose zotësinë e fëmijëve për të përfituar nga ky formim.

Rezulton se të miturit që punojnë janë të pamonitoruar. Ata punojnë pa kontratë, pa asnjë dokument dhe rritet shumë abuzimi.

12 qershori shërben si ditë kujtese për të gjithë aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë për të bërë më të mirën për fëmijët, për të siguruar të ardhmen e tyre dhe për të na kujtuar detyrimet që kemi për ta.

Një rëndësi të veçantë zë formimi profesional i fëmijëve, si një mundësi optimale qoftë për integrimin e tyre në shoqëri, por më së shumti si mundësi për të siguruar punësim jo vetëm në vend, por edhe në vendet e bashkimit Evropian.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024