“Marrëveshje ekstradimi me Dubain”, kandidatët për ambasadorë prezantojnë objektivat
Më shumë vëmendje për Kosovën dhe marrëveshje ekstradimi me Dubain. Këto ishin dy prioritetet kryesore që prezantuan para komisionit, kandidati për Ambasador në NATO, Ilir Gjoni dhe i propozuari për Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi.
Gjoni tha para Komisionit për Politikën e Jashtme se do të punojë për të nxitur më shumë vëmendjen e NATO-s në rajon.
Ndërsa Ridi Kurtezi tha se prioritet do të ketë realizimi i një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara, i cili jo pak herë është cilësuar si vendi që strehon bosët e mafies.
Të radhës që prezantuan platformat e tyre para komisionit ishin gazetari Mustafa Nano i cili është propozuar për ambasador në Zvicër dhe Majlinda Frangaj për selinë e shenjtë në Vatikan.
Fjalën e fundit për kandidaturat e tyre e jep presidenti me dekret.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut