‘Grupi i zjarrit’ në aksion, shqiptarët bashkë përballë politikës maqedonase

13 Qershor 2023 | 12:20

Analisti Seladin Xhezahiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku çështja kryesore e debatit, janë ndryshimet kushtetuese.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhezahiri është shprehur se ka tentativa për krijimin e grupit opozitar nga shqiptarët përballë politikës maqedonase.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se zgjedhjet e radhës në RMV do të kenë një atmosferë të tensionuar.

“Mundësia e krijimit të dy blloqeve në momentin që po flasim ekziston. Nga njëra anë është krijimi i “Fronit për Evropë” që do të përbëhej nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët; ka tentime për krijimin e grupit opozitar që do të përbëhej nga Partia ‘Besa’ dhe ‘Alternativa’; dhe ka pasur sinjale afrimi mes pjesëtarëve të “Grupit të zjarrit”. Ditët apo javët në vazhdim kanë për ta kthjelluar hapësirën politike në kampin shqiptar. Gjykoj se zgjedhjet e radhës, kurdo që të bëhen, do të shndërrohen në një atmosferë goxha të nxehtë në kampet politike dhe etnike”- tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026