Rama: Pres nga Kurti një përgjigje përfundimtare për mbledhjen në Gjakovë
Kryeministri Rama tha se mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri nuk mund të zhvillohet në formatin që ishte parashikuar më herët.
Ai ka kërkuar një takim më të ngushtë me kryeministrin Albin Kurtin me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar rreth kësaj situatë që sipas tij po “çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike”, por nuk ka pasur dakordësi me kryeministrin kurti, për këtë ndryshim të formatit.
Kurti ka këkruar që mbledhja të bëhej nomralisht, por kjo sipas Ramës nuk është e mundur.
“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike. Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Josep Borellin, doja të zhvilloja nesër takim më të ngushtë me Kurtin ne Gjakovë në një format më të ngushtë, me ministrat e jashtëm. Kurti nuk u dakordësua, mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, unë shpresoj të takohemi sërish për të ballafaquar opinionet”,-tha në konferencën urgjente për mediat kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona