“Na duhen miqtë…”,Abdixhiku: Kosova vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë

13 Qershor 2023 | 23:02

Ministri i Infrastrukturës dhe mjedisit në Kosovë, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Ai ka shkruar se Kosova po vazhdon rrugëtimin e saj fatkeq drejt izolimit dhe ka shprehur se asaj i duhen në këtë moment miqtë dhe aleatët strategjik.

“Lajmi për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.

Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë.

Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë.

Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor.

Kosovës i duhen miqtë.

Kosovës i duhen partnerët strategjik”,-ka shkruar Lumir Abdixhiku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026

Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë...
19:02 | 20/07/2026