Gazetari: Rama i vendosi Kurtit sanksionet e para, i konsultuar nga ndërkombëtarët

13 Qershor 2023 | 21:26

Xhemajl Rexha ishte i ftuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai tha se anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga Edi Rama po koimentohet në Kosovë si vendosja e sanksioneve të para dhe duket se ka qenë i konsultuar me ndërkombëtarët.

“Shihet si sanksioni i parë ndaj Kosovës në fakt, lajmërimi i kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjeve shikohet si nisja e sanksioneve.

Pra kuptohet se kryeministri Edi Rama po koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare dhe me paralajmërimin që Bashkimi Europian mund të nisë shumë shpejtë me zbatimin e katër sanksioneve të para.

Menjëherë pati njerëz të kryeministrit Kurti dhe partisë së tij, që u hodhën në sulm të kryeministrit Rama për anulimine mbledhjes”,-tha Xhemajl Rexha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026