Bllokohet në portin e Sarandës veliera që u gjet e braktisur, policia jep detaje

14 Qershor 2023 | 10:33

Një mjet lundrues, tip velierë, u gjet e braktisur mëngjesin e kësaj të mërkure rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë. Mjeti lundrues u gjet nga anija e peshkimit Rozafa, e cila lajmëroi autoritetet italiane.

Policia bën me dije se pas kontrollit të mjetit lundrues nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Në bazë të konventës së detit mjeti lundrues iu dha kapitenit të anijes Rozafa, i cili e transportoi drejt portit të Sarandës ku dhe u bllokua.

Sipas ligjeve detare, veliera do qëndrojë në port 20 ditë; nëse nuk i del pronari, e pervetësojnë ata që e kanë gjetur.

“Sot, rreth orës 09:00, kanë mbërritur në portin e Limjonit, Sarandë, anija e peshkimit “Rozafa 23” dhe një mjet lundrues tip veliere.

Mjeti lundrues tip veliere, me mbishkrimim “Bavaria 50”, është gjetur më datë 10.06.2023, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali, nga anija e peshkimit Rozafa, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Nga kapiteni i anijes së peshkimit, në momentin e konstatimit nga ana e tyre, është njoftuar Kapiteneria e Siçilisë dhe Delta Force e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme si dhe kanë kryer verifikimet e tjera përkatëse; dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit ia kanë dhënë velieren kapitenit të anijes Rozafa.

Aktualisht mjeti lundrues tip veliere është sekuestruar dhe qëndron e bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026