“Kosova është Europë”, Vjosa Osmani mban fjalën në Parlamentin Evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur këtë të mërkurë fjalimin në Parlamentin Europian.
Ajo tha se ka nderin që të jetë presidentja e parë e Kosovës që të mbajë fjalën në PE, ndërsa rikujtoi dhe ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova ku citoi dhe fjalët e tij duke thënë “shtëpia nuk mbahet pa miq”.
Mes të tjerash ajo shtoi se vlerat europiane janë futur thelllë në indet e popullit të Kosovës dhe po përpiqen t’i mbajnë fortë ato.
“Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë. Lideri ynë vizionar Ibrahim Rugova u nderua nga PE. Kam nderin që të jem presidentja e parë e Kosovës që flas para PE. Faleminderit për kontributin e pamasë që ky institucion ka dhënë për lirinë tonë. Rugova para këtij institucioni tha se “Shtëpia nuk mbahet pa miq.
Jam këtu për shprehur mirënjohjen të popullit të Kosovës për mbështetjen e juaj të palëkundur. Vlerat europiane janë futur thellë në indet e popullit tonë. Ne vazhdojmë të ecim krah përkrah ndërsa luftojmë të ruajmë vlerat tona të përbashkëta. Republika jonë lindi nën himnin e Evropës”- tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil