Politikani serb vendos flamujt e komuniteteve para ndërtesës së qeverisë së Kosovës
Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandër Arsenijeviç, vendosi flamujt e komuniteteve që jetojnë në Kosovë para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe flamurin e Serbisë.
Disa minuta më vonë ata u hoqën nga sigurimi dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.
Arsinijeviç fillimisht tentoi që t’i vendoste flamujt brenda rrethojave të oborrit të qeverisë, por policia nuk e lejoi dhe ai i vendosi ata pak metra më pak.
“Në mes të krizës dhe tensioneve ndëretnike në Kosovë, kam dashur të tregoj se, duke qenë se të gjitha institucionet qendrore kanë flamurin shqiptar, kam dashur që ne edhe ne që jetojmë këtu – sepse gjyshi, stërgjyshi im kanë lindur në Kosovë, kushdo që ka lindur këtu dhe jeton në Kosovë – të kemi të drejtë të shfaqim simbolet tona”, tha Arsenijeviç.
“Kosova është e të gjithë neve, ne komunitetet që njihemi në Kushtetutë, pra serbët, goranët, romët ashkalitë, egjiptianët, të gjithë jemi të barabartë para këtij ligji. Unë iu referova Kushtetutës dhe neneve të saj dhe nuk dua të nxis urrejtje”, shtoi Arsenijeviç, që udhëheq Iniciativën Qytetare “Mbijetesa serbe”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës