Spahiu: SHBA do të izolojë Albin Kurtin më shpejt dhe më rëndë se Berishën

14 Qershor 2023 | 19:23

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një dënim të rëndë për Albin Kurtin, ndërsa shtoi se me këto veprime izolimi i tij do të jetë më i shpejtë se i Sali Berishës.

Sipas Spahiut, kryeministri i Kosovës duhet të ketë të qartë se vendin nuk e çliroi as ai, as Shqipëria, por pikërisht SHBA-ja dhe BE-ja.

“Mendoj që në këtë moment sanksioni më i rëndë është izolimi i Kosovës. Duhet të kuptojmë që Kosova si një shtet me sovranitet të kufizuar kishte nevojë për një situatë hapje, jo mbyllje. Albin Kurti me politikën e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka izoluar Kosovën. Sot Kosova nuk ka asnjë aleat.

Kapacitetet njerëzore, ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike të Albin Kurtit janë të pamjaftueshme për të përballuar makinerinë ushtarake të Serbisë dhe aleatëve të saj. Është një pikë në oqean Albin Kurti me kapacitetet që ka. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse Albin Kurti mund të shkojë, por dëmet dhe pasojat që merr Kosova ne mund t’i vuajmë për dekada,” u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023