“Është dheu im”- Berisha: Le ta dijë e gjithë Shqipëria dhe bota që unë jam kosovar
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e fundit në Kosovë. Në përfundim të intervistës, Berisha u shpreh se është krenar që është me origjinë ng Kosova.
Në një intervistë për gazetarin Andrea Danglli, ai u shpreh se e gjithë Shqipëria dhe bota duhet ta dijë që ai është kosovar, pasi Malësia e Gjakovës është pjesë integrale e Kosovës.
“I kam thënë një fjalë luftëtarëve të Kosovës në 92-shin, Adem Jasharit dhe grupit të tij, që gjysmën e kohës e kam për Shqipërinë, gjysmën tjetër për Kosovën, këtu unë nuk mund të ndryshoj. Kosova, Malësia e Gjakovës është etnikisht pjesë e Kosovës. Hera e fundit që mund të kem komunikuar me Kurtin mund të ketë vite, kam drekuar njëherë gjatë kohës që ishte në opozitë. Pasi ai u zgjodh kryeministër nuk kam pasur asnjë komunikim. Ky është personi që kam takuar më pak nga politikanët e tjerë të Kosovës. Kam ngrënë një drekë me të e kam takuar dy tre herë dhe kaq”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
VIDEO, Grumbullim masiv edhe në Shkodër, qytetarët marshojnë me pankarta dhe thirrje të shumta
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 7-të të protestës
Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital
- 18:34 VIDEO, Grumbullim masiv edhe në Shkodër, qytetarët marshojnë me pankarta dhe thirrje të shumta
- 18:25 Berisha: Të rinjtë janë boshti i ripërtëritjes së PD-së
- 18:11 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 7-të të protestës
- 18:10 Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Evropa duhet të përqëndrohet në mbrojtje
- 17:56 Irani dënon sulmet amerikane ndaj objekteve bregdetare
- 17:34 Administrata Trump në një ‘dialog aktiv’ mbi rezervat strategjike të naftës në Kaliforni