Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën
Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.
Kolona e mjeteve transportuese nuk është shumë e gjatë, pasi siç thanë shoferët, shumë transportues me të kuptuar lajmin se nuk u lejohet hyrja në Kosovë, janë ndalur në parkingje dhe pika të karburanteve, shkruan REL.
Gazmend Kastrati, shofer i një kompanie nga Kosova, mëngjesin e së enjtes po transportonte grurë nga Serbia për në Kosovë.
Ani pse mjeti me të cilin Kastrati por transporte grurin ka targa të Kosovës, për shkak se malli ka origjinën nga Serbia, atij i është pamundësuar hyrja në territorin e Kosovës.
“Ne jemi duke pritur nga ora 8:00, pak para orës 8:00, 10 apo 15 minuta kur ka qenë ndërrimi. Është bllokuar diçka. Vendimi është i Qeverisë së Kosovës. Se çfarë e kanë marrë atë vendim as ne s’kemi informacione tjera. Duke pritur jemi. Çfarë do të bëhet s’e di”, tha Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta