Dikur frekuentohej nga vendasit, sot Lukova destinacion i të huajve

15 Qershor 2023 | 16:13

Subjektet turistike në Lukovë kanë nisur përgatitjet, për të pritur pushuesit që do t’i drejtohen fshatit turistik, për ujërat e kristalta dhe terrenin malor njëkohësisht. Fshati turistik i frekuentuar në masë nga turistët vendas, ka rënë në sy të të huajve.

Një e re holandeze, ka planifikuar 1 javë të pushimeve të saj në Lukovë, për qetësinë dhe natyrën.

“Është java jonë e dytë në Shqipëri, javën e parë e kaluam në fshatin në krahë në Piqerras ndërsa tani jemi këtu. Po kërkonim për një akomodim të ri dhe gjetëm këtu një apartament afër detit. Është dita jonë e tretë në këtë plazh është shumë qetë, det i hapur , nuk ka muzikë më pëlqen shumë kur vendi është i qetë. Ushqimi është i mirë, ka diell më pëlqen çdo gjë këtu,” – tregoi ajo.

Edhe pse të huajit po e vizitojnë gjithnjë e më tepër, shqiptarët vazhdojnë të mbeten besnik të bregdetit të Lukovës.

“Unë vijë për të kaluar një 3-4 orë këtu, të qetësohem, të pushoj dhe të iki prapë. Tani është sezoni që është e nevojshme të pushosh, të relaksohesh, të marrësh rreze,” – tha një qytetar.

Në një pikë pushuesit shqiptarë e të huaj bien dakord, Lukova duhet të promovohet më shumë, për shkak të potencialit të madh turistik që ka.

“Patjetër është e bukur, ka plazhe të bukura, ka gjithçka të bukur, natyra, deti, lokalet. Ka goxha hapësirë për të ndenjur, nuk është e nevojshme të rrish në shezlongë mund të rrish në rërë,” – tha një qytetare.

“Ky vend nuk është komercial, është vend unik. Këtu ka një potencial të madh turizmi që nuk është zhvilluar ende. Do ta sugjeroj te miqtë e mi sepse këtu është bukur dhe lirë ndryshe nga çfarë mund të shpenzosh në Greqi apo Turqi,” – tregoi holandezja.

Lukova është e fundit në jug që popullohet, por më pushuesit besnik dhe të huajt që po e zbulojnë për herë të parë, ka mundësinë të kthehet në një nga destinacionet më të vizituara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026