Të huajt kureshtarë për punimet e zanatçinjve në Gjirokastër

15 Qershor 2023 | 17:40

Qendrat e artizanatit dhe profesionit e traditës në Gjirokastër tashmë janë pika interesante të guidës turistike duke tërhequr vizitorët e huaj.

Punimet karakteristike zgjojnë kuriozitetin e turistëve të huaj, të cilët në mjaft raste dëshirojnë të mësojnë mënyrën e punimit në gur të skalitur apo drugdhendje. Për turistët që vizitojnë qytetin e gurtë të ushtrosh zanatet e traditës është diçka  tërheqëse dhe interesante.

“Me të vërtetë ndihem i kënaqur kur merrem me punime të tilla. Mendoj se është një eksperiencë ndryshe dhe mjaft interesante,” – u shpreh një turist.

“Besoj që është një detaj që duhet përmendur për Gjirokastrën  sepse nuk është vetëm kala, gur dhe ushqime por është edhe këto lloj zanatesh, të cilat kanë bërë të mundur ndërtimin e qytetit  dhe këto janë baza e  ruajtjes dhe promovimit  duke ruajtur dijen për zanatet  bëjmë të mundur që të mbajmë kulturën gjallë dhe të vazhdojmë ta promovojmë qytetin,” – tha guida turistike, Blerim Topulli.

Mjeshtrat artizanë shprehen se turistët janë të interesuar për mënyrën e punimit të suvenireve dhe elementë të ndërtimit të traditës gjirokastrite.

“Të huajt më tepër vijnë për të provuar një eksperiencë ndryshe. Këta dy të rinj që kemi sot në profesionin e tyre merren me kompjuter, është larg kësaj por  thjesht për të thyer atë monotoninë e tyre, vijnë duke bërë turizëm dhe  provojnë një eksperiencë të re. Ndërsa gjatë shpjegimit që i bëjmë  këtu lidhur me  pjesën e shtëpive karakteristike të Gjirokastrës, me pjesën e arredimit që kanë pasur sidomos me elementët e gurit, elementët e drurit domethënë duke i shpjeguar dhe duke ua bërë , duke i dhënë një ekspoze të Gjirokastrës të vërtetë me ato misteret që ka mendoj se e bën edhe më  të dëshiruar këtë eksperiencën që këta vijnë edhe marrin,” – tha mjeshtri drugdhendës, Viktor Nurçe.

Zhvillimi i turizmit po nxit edhe rikthimin e zejtarisë dhe punimeve karakteristike në Gjirokastër ndërsa këtë vit janë çelur dhe disa qendra të reja të artizanatit në zonën historike të qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026