“Hakmarrjeve të tilla do i përgjigjemi”, Kurti: Policët u rrëmbyen brenda territorit

15 Qershor 2023 | 18:38

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar sot në Parlament në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat “Kobra” të Serbisë.

Rrëmbimit të tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat “Kobra” të Serbisë i është dedikuar një seancë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, me kërkesë të opozitës.

Albin Kurti raportoi nga foltorja duke sqaruar se bëhet fjalë për një rrëmbim dhe jo arrestim siç thotë Serbia, ndërsa sqaroi duke ilustruar me një foto se efektivët kanë qenë të vendosur në territorin e Kosovës dhe jo të Serbisë, siç raporton pala tjetër.

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar gjithashtu se një akt i tillë nga ana e Serbisë është agresion ndaj Kosovës dhe KFOR-it.

“Dy prej tyre kishin edhe probleme shëndetësore. Efektivët nuk kanë qenë pjesë e njësive elitë siç po përpiqet t’i paraqesë Serbia. Fakti që ndërkombëtarët po mobilizohen për lirimin e tyre, tregon se të gjithë e dinë që rrëmbimi është kryer në territorin tonë, ndryshe askush nuk do të fliste për lirimin e tyre. Ky është agresion ndaj republikës sonë dhe KFOR-it. Hakmarrjeve të tilla do i përgjigjemi me rend e ligj. Nuk ka as kthim pas e as nënshtrim ,” – u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026