Përmbytet Durrësi, reshjet sjellin probleme në trafik dhe te këmbësorët

15 Qershor 2023 | 21:35

Reshjet e shiut në Durrës janë shtuar ndjeshëm gjatë pasdites dhe mbrëmjes së kësaj të enjteje.

Si pasojë e tyre, shumë nga rrugët e Durrësit janë përmbytur.

Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.

Kjo ka krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike paraqitet në rrugën e Currilave, në lagjen nr. 18, te “Qemal Mici” dhe në zonën e Shkozetit.

Ende nuk ka një reagim nga forcat e emergjencave, ndërsa reshjet e shiut vijojnë që prej pasdites.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026