Ujërat e zeza derdhen në det, ndotja nga hidrokarburet mbyll impiantin në Durrës

15 Qershor 2023 | 16:09

Në një kohë kur Durrësi pritet të regjistrojë rekord turistësh për këtë sezon veror, afro 30 mijë metra kub ujëra të ndotur, që dalin nga banesat dhe bizneset e qytetit në një ditë, tashmë do të derdhen në det pa u filtruar.

Një situatë e tillë vjen pas ndotjes së krijuar në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Shënavlash.

Atje mbetjet e hidrokarbureve në sasi të konsiderueshme kanë shkaktuar një nga ndotjet më të mëdha.

 “Flasim për mbetje jo të rregullta. Kemi të bëjmë me një situatë jashtëzakonisht të nderë, si për mjedisin dhe jemi para një fakti që impakti kryesor shkon në mjedis por edhe në popullsi, pa përmendur se dëmtimi i impianit është një kosto shumë e madhe”,- Olsi Gracen,  drejtor i impiantit të trajtimit

Mbetjet mendohet se mund të jenë hedhur në pakujdesi e sipër nga ndonjë biznes dhe më pas kanë lëvizur nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të ndotura të qytetit, duke përfunduar tek impianti i trajtimit.

 “Për të shmangur dëmtimin e rëndë të këtij impianti është bërë ndërprerja e punës në të, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët,”-tha gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi.

Për këtë qëllim, drejtuesit kanë njoftuar Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, si dhe Policinë e Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026