Rusia thotë se ka zmbrapsur sulme me dronë ndaj një rafinerie të naftës

17 Qershor 2023 | 13:23

Rusia tha më 17 qershor se ka shkatërruar tre dronë, që sipas Moskës po shënjestronin një rafineri të naftës në rajonin kufitar Brjansk, teksa Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse.

“Sistemet ajrore ruse gjatë natës kanë zmbrapsur sulmet nga forcat e armatosura ukrainase në rafinerinë e naftës ‘Druzhba’, në qarkun Novozibkov”, tha guvernatori i rajonit Brjanks, Alexander Bogomaz.

“Falë profesionalizmit të ushtrisë sonë, tre dronë janë shkatërruar”, shtoi ai.

Guvernatori rus nuk përmendi ndonjë dëm.

Sulmet me dronë janë shpeshtuar muajve të fundit, me Kievin dhe Moskën që kanë pretenduar se kam zmbrapsur disa prej tyre, shkruan REL.

Në tokën ruse, ndërtesat për prodhimin e naftës – lëndë esenciale për furnizimin e trupave – duket se janë caqet kryesore të sulmeve me dronë.

Gadishulli ukrainas i Krimesë, që është i ankesuar nga Moska e që Kievi synon ta rimarrë, po ashtu sulmohet vazhdimisht me dronë.

Forcat ruse gjatë javës kanë shkatërruar nëntë dronë mbi këtë gadishullin, sipas guvernatorit të instaluar nga Moska, Sergei Aksyonov.

Javën e kaluar, një dron goditi një ndërtesë banimi në qytetin jugor rus, Voronezh, duke plagosur dy persona.

Kjo ishte hera e parë që u raportua për një sulm me dron në Voronezh, qytet që gjendet thellë brenda territorit të Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026